75 Mall Live Search
11:57 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / MSH

Prishtina Parking tenton të ozurpojë pronën publike, protestojnë banorët e lagjës Ulpiana

Dhjetëra banorë të lagjës Ulpiana në Prishtinë kanë nisur ditën me protestë.

Kjo pasi Prishtina Parking ka gropuar parkun e lagjës që gjendet pas Kishës Katolike, duke tentuar të vendosë shënja dhe të shndërrojë atë parcelë në parking privat.

This image has an empty alt attribute; its file name is 278385991_681000023138832_5882137552991081672_n.jpg

Banorët e lagjës kanë thënë për Indeksonline se një gjë e tillë është e papranueshme për ta, sidomos pasi firma as nuk ka marrë leje nga ta e as nuk ka dokumentet që miratojnë këtë ndërtim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njëstitet policore dhe ato të inspekcionit, të cilet kanë ndërprerë punën.

This image has an empty alt attribute; its file name is 278329819_654574978948518_8364495595506519047_n.jpg

Banorët thonë se nuk do lejojnë që parkingu në atë zonë të bëhet me pagesë.

“Kërkesë e banorëve dhe Kishës Katolike është që kryetari i Prishtinës të marrë një vendim për pezullim të kësaj dukurie, vendosjes së shënjave për parking në lagje, deri sa të aprovohet rregullorja e re. Përndryshe, banorët dhe Kisha Katolike do të protestojnë” ka thënë për Indeksonline njëri nga banorët./Indeksonline/