75 Mall Live Search
18:24 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / C E

Pa ngrënë asnjë hurme, Mane e dërgon “te shpija” Manchester Cityn

Liverpooli ka kaluar në finale të FA CUP.

Reds kanë mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2-3 në ndeshjen e zhvilluan në “Ettihad”.

Skuadra e Klopp e nisi furishëm ndeshjen duke krijuar epërsi të trefishtë vetëm një pjesën e parë, shkruan Indeksonline.

Konate realizoi golin e parë qysh në minutën e nëntë të ndeshjes.

Mane shfrytëzoi një gabim të portierit për të shënuar golin e dytë për Liverpoolin.

Në fund të pjesës së parë senegalezi shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij dhe të dytin persoanl.

Me të filluar pjesa e dytë, Manchester City ngushtoi rezultatin me golin e shënuar nga Grealish.

Bernardo Silva shënoi në fund por që nuk ishte i mjaftueshëm.

Liverpooli në finale do të pres fituesin e ndeshjes Chelsea – Crystal Palace që zhvillohet nesër.

Kujtojmë se Liverpool e Chelssea janë në garë edhe për titullin e Premierligës dhe Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/