75 Mall Live Search
21:51 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / OSH

Aksidenti në Pejë: Lëndohen pesë persona

IndeksOnline raportoi më parë për një aksident në hyrje të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qyshk ku janë lënduar 5 persona.

“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjitralen Prishtinë-Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku më pas janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, u shpreh ai./IndeksOnline/