Rrahje në një diskotekë në Graçanicë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar si pasojë e një përleshje fizikë që ka ndodhur mes tyre në një diskotekë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
“Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore – sipas raportit të mjekut”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Njoftimi i plotë i Policisë
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Llapna Sellë, Graqanicë 16.04.2022 – 03:50. Janë arrestuar katër (4) te dyshuar meshkuj kosovar në një diskotekë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre janë konfrontuar edhe fizikisht duke u rrahur. Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore-sipas raportit te mjekut. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.