75 Mall Live Search
13:48 / E Diele, 17 Prill 2022 / MSH

Ku është Donaldi? Monika Lubonja vihet në siklet në ditëlindjen e saj

Monika Lubonja festoi mbrëmë ditëlindjen.

E gjendur mes miqsh të vjetër e shumë ish-banorë të Big Brother, ajo shijoi ditën e saj.

Megjithatë, në mesin e musafirëve prezent nuk ishte edhe Donald Veshaj, artisti me të cilin Monika ishte shumë e lidhur gjatë kohës sa ishte brenda në shtëpinë e famshme.

Ajo u vë në siklet nga mikja e saj, Olta Daku, e cila e pyeti Monikën se a do vinte Donaldi.

Të dyja ishin duke qëndruar para tavolinës kryesore, pak momente para se të prihej tortja e ditëlindjes, kur Olta i bëri pyetjen e sikletshme.

Monika menjëherë kapi telefonin në dorë për të telefonuar Donaldin, por ky i fundit si duket nuk iu përgjigj.

Në shenjë të miqësisë së tyre, Romeo, vëllau i Donaldit, i kishte dedikuar këngë Monikës, gjatë kohës sa ajo dhe Donaldi ishin brenda në Big Brother./Indeksonline/