75 Mall Live Search
14:25 / E Diele, 17 Prill 2022 / MSH

Arjan Konomi shpërthen ndaj konkurrentit të Përputhen: Je mashtruesi më i madh që ekziston!

Pas akuzave të forta se Astriti e ka përdorur, duke pasur shoqëri me Albin jashtë programit, ky i fundit ishte mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” për t’u përballur me Alesjan.

Një përballje e ashpër ndodhi mes tyre, ndërsa vajza e akuzon se ai po hakmerret sepse ajo e refuzoi në program.

Por Albi i thotë se nuk është e vërtetë, sepse ajo është një kapitull i mbyllur.

Nga ana tjetër, Arjan Konomi bëri Astritin fajtor të gjithçkaje. Opinionisti tha se konkurrenti është mashtruesi më i madh.

“Një gjë që nuk kuptoj unë dhe ngre pikëpyetjen më të madhe, ku qenkan këta meshkuj që dilkan me një vajzë që e pëlqejnë dhe kanë ndjenja dhe dalin me ish-in e saj apo me ish-in që ka pasur probleme? Ku janë këta meshkuj? O Astrit je mashtruesi më i madh që ekziston në program! Asnjëherë nuk do isha bërë shok, asnjë djalë nuk do ishte bërë shok me një djalë që do kishte pasur qoftë dhe një marrëdhënie, flirt të vogël me vajzën që pëlqen. Ti e ke fajin për të gjitha! Del me ish të dashurin Astrit, del me personin që të ka ngacmuar apo të ka lënduar vajzën që ti preferon të njohësh dhe të krijosh marrëdhënie? Jo Astrit, nuk del njeriu, del vetëm një njeri që është kot, fallco dhe mashtron siç ke dal ti”, u shpreh ai.