Rruga Ferizaj-Viti, vetura e ngreh motoçikletën dhe motoristin në rrugë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Viti.
Disa persona të panjohur kanë shfrytëzuar rrugën kryesore që lidh dy qytetet për të ngrehur një motoçikletë bashkë me motoristin.
Në videon e dërguar në adresën e Indeksonline shihet se si vetura ecën ngadalë, teksa motoristi mbështetet në të për të vazhduar rrugën.
Nuk dihet ende nëse një gjë të tillë e kanë bërë vetëm për shaka apo me të vërtetë motoçikleta ka pasur probleme.