Vetura futet në një lokal pas mesnate në Prishtinë

Një veturë ka devijuar rrugën, duke u futur në objektin e një lokali.
Rasti ka ndodhur pak minuta më parë, në rrugën “Gazmend Zajmi” në kryeqytet, raporton Indeksonline.

Dëmet e shkaktuara nga ky aksident, duken të jenë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet relevante policore.
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti./Indeksonline/