75 Mall Live Search
07:24 / E Hënë, 18 Prill 2022 / MSH

Policia jep detaje mbi shpërthimin në Veri

Mbrëmë u raportua se në Veri të vendit u dëgjua një shpërthim i madh.

Indeksonline ka raportuar se shpërthimet u dëgjuan diku pas mesnatës, në lagjen e ashtuquajtur “Mahalla e Boshnjakëve”.

Ndërkohë, lidhur me rastin, edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje.

Sipas Policisë, krismat e dëgjuara në Veri, dyshohet se janë nga mjetet piroteknike.

Zhurma e krismave është dëgjuar edhe në jug të Mitrovicës, teksa policia thotë se “me gjasë”, ato kanë qenë të një festeje të ditëlindjes dhe se nuk ka dëme.