75 Mall Live Search
07:32 / E Hënë, 18 Prill 2022 / MSH

Fillim i ftohtë i javës: Reshje shiu e bore

Kjo javë do të fillojë me temperatura të ulëta.

Java do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me fillim të ftohtë e pastaj me ngritje temperaturash në vlera normale kah dita e enjte.

Sipas Prishtina Weather, në viset kodrinoro-malore mund të ketë edhe reshje bore.

Temperatura minimale do të regjistrohet të martën, -1 gradë celsius, ndërkaq maksimalja të premtën, deri në 20 gradë.

“Të ftohtit që po depërton ditën e sotme mbi vend, mbetet prezent edhe ditëve të para të javës. Kushtet meteorologjike do të jenë mjaft dinamike, që do të kemi mot të ndryshueshëm, me vransira, intervale me diell, e priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore edhe të borës. Edhepse herë herë nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të bien edhe në pjesë të ulëta të vendit” thuhet në njoftimin e PW.

May be an image of text that says 'Hen, 18.04 Mar, 19.04 Mër, 20.04 Enj, 21.04 Pre, 22.04 12°3° Era: 6-1 Im/s Shtypja: 10 3mb Lageshtia: 63% UVI: 3 Era: 3-7m/s Shtypja: 101 6mb Lagështia: 33% UVI: 13 Era: variabile 1-4m/s Shtypja: 10 8mb Lageshtia: 51% UVI: 5 AQI 5/15 Era: 2-4m/s Shtypja: 101 4mb Lageshtia: 66% UVI: 5 AQI PM2.5 5/30 a:7-13m Shtypja: 1002mb Lageshtia:49% UVI: AQI PM2.5: 10/20 Parashikimi mẽ: 17.04.2022 Prishtina Weather'