75 Mall Live Search
08:09 / E Hënë, 18 Prill 2022 / MSH

Gazetarja ukrainase që erdhi në Kosovë, sot flet përpara mediave

Lyudmila Makey është gazetarja e parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë.

Pas arritjes në Kosovë, Makey është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se do të mirëpriten edhe gazetarë të tjerë nga Ukraina, të cilëve do t’u ofrohen kushte për jetë dhe punë.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 12:00.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe gazetarja ukrainase, Makey.

Qysh në fillim të invazionit rus në Ukrainë, Kosova shprehi gatishmërinë të pranojë deri në 5 mijë refugjatë ukrainas.

Në ditët në vijim pritet të vijnë edhe kolegët tjerë gazetarë të Luydmilës.