Ukraina nis procesin e anëtarësimit në BE

Ukraina ka plotësuar një pyetësor, i cili do të jetë një pikënisje për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Sot, mund të them se pyetsori është plotësuar nga pala ukrainase”, tha Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy.
Komisioni Evropian do të duhet të miratojë një rekomandim me kriteret e nevojshme të anëtarësimit të Ukrainës, shtoi ai, shkruan TheGuardian.
“Ne presim që rekomandimi të jetë pozitiv dhe më pas vendimi do të merret nga shtetet anëtarë të BE-së”.
Zhovkva shtoi se Ukraina pret të marrë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në qershor gjatë një takimi të takimit të Këshillit Evropian.
Këshilli Evropian do të mblidhet në datat 23-24 qershor.
“Më pas, do të na duhet të fillojmë bisedimet e pranimit. Dhe pas bisedimeve, mund të flasim për anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE”, tha Zhovkva.