75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 18 Prill 2022 / MSH

Vidhet kabllo elektrike në Termocentralin Kosova A

Mbrëmë pas mesnate, policia ka marrë informatën se në Termocentralin Kosova A në Obiliq, është vjedhur kabllo elektrike.

Policia njofton se kanë arritur të ndalojnë një veturë të dyshuar, me targa vendore.

“Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është arrestuar, teksa një i dyshuar i dytë gjendet në arrati.

I dyshuari u dërgua në mbajtje, me vendim të prokurorit.