Rei Manaj shënon golin e jetës, sulmuesi kuqezi na prezanton me të dashurën

Rei Manaj ka fituar vendin e titullarit te Spezia dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi, pasi gëzon mbështetjen e plotë të trajnerit Thiago motta.
Sulmuesi kuqezi luajti 60 minuta të premten në darkë në ndeshjen që Spezia humbi 1-3 ndaj Interit, por Manaj sipas Sofascore ishte lojtari më i mirë në fushë.
Kujtojmë se Manaj është i huazuar te Spezia nga Barcelona deri në fund të këtij sezoni, klubi italian ka të drejtën e blerjes së kartonit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka “shënuar” gol jashtë fushe, teksa ka vendosur të prezantoje bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, sulmuesi i huazuar te Spezia nga Barcelona ka postuar foto nga Firenze me të dashurën e tij që e ka bërë të njohur për ndjekësit, por nuk i ka zbuluar emrin. Çifti nuk kanë kursyer as puthjet.
Ne mesin e komenteve të shumta për çiftit gjendet edhe emri i bukuroshes, ku sipas ndjekësve e dashura e Manajt quhet Cristina.