75 Mall Live Search
15:41 / E Hënë, 18 Prill 2022 / LB

Këto janë 42 kontratat për të cilat PDK po e akuzon Ministrinë e Infrastrukturës për keqpërdorim të mbi 9 milionë eurove

Partia Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës se ka keqpërdorur mbi 9 milionë euro me nënshkrim kontratash të negociueshme pa konkurrencë dhe jo burimore.

Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se se nga 22 marsi 2021, pra nga dita e parë e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti e deri më 7 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve përmes procedurës së shpërblimit e marrëveshjeve nën tavolinë.

Kjo parti ka publikuar listën e kontratave që pretendojnë se është bërë shkelje ligjore.