Vlora hap sezonin turistik, udhëtoni me “Sharr Travel”, s’do bëheni pishman!

Është hapur sezona turistike në Vlorë. E për organizime të përkryera ua mundëson kompania për udhëtime “Sharr Travel”, në Kosovë.
Udhëtim komod, akomodim e eksperienca të paharrueshme kanë një emër të përbashkët, “Sharr Travel”.
Fundjavën që lamë pas u bë hapja e sezonës turistike në rrjetin e hoteleve “Regina Group”. Me të hyrë aty fillon të ndjesh pritjen madhështore për të cilën thjeshtë nuk ka fjalë!

Pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj në fjalën e tij në hapjen e sezonës turistike theksoi se do të vazhdojë të promovojë edhe më tepër turizmin shqipfolës.
Tutje, Kurtishaj bëri me dije se deti e toka e Vlorës janë të të gjithë shqiptarëve.

“Përshëndetje për të gjithë, Alketa është shumë e vështirë të bëj një prezantim apo përfaqësim të asaj çka fole ti dhe sidomos të flas pas atyre fjalëve të mëdha dhe të bukura të mikut të gjithë shqiptarëve të Kosovës, të vëllaut tonë, të bashkëpunëtorit tonë, bashkëpunëtorit të të gjitha agjencive turistike, bashkëpunëtorit të të gjitha mediave në të gjitha kohërat, ministrin e kombit për turizëm, zotin Blendi Klosi. Dua ta përshëndes me një duartrokitje të fuqishme. Por para se gjithash, më lejoni të përshëndes zv/ministrin, deputetët e nderuar, nënkryetarin e bashkisë, mediat për prezencën e madhe sot.
Kemi ardhë këtu pikërisht në Vlorën e Ismail Qemailit dhe Isa Boletinit, vetëm e vetëm që të promovojmë edhe më tepër turizmin shqipfolës. Ne deri tash jemi munduar të bëjmë më të mirën e mundur por prapë se prapë më duket se pak kemi bërë. Duhet të angazhohemi edhe më tepër që matanë bjeshkëve, siç e tha miku im Klosi, të kalojnë jo vetëm dhjetëra por qindra qytetarë të Vlorës, të Tiranës e qyteteve tjera, por të kalojnë mijëra e mijëra që pushimet dimërore ti kalojnë në Kosovë. Ky do të ishte bashkimi më i mirë i mundit të madh të të gjithë neve. Falënderoj edhe Regina Group, mikun tim Vasilin që edhe në kohë pandemia, ka bërë përpjekje që pushuesit e Kosovës ti ketë kryesor në hotelet e tij. Falë këtij bashkëpunimi të madh që kemi pasur, sot Regina Group është me më tepër se 3 hotele me rreth 500-600 dhoma. Kjo është tregues më i mirë që Kosova është prezent në Vlorë dhe ne do të jemi prezent në Vlorë sepse edhe toka e Vlorës edhe deti i Vlorës, të gjitha janë të shqiptarëve. Iu bëj thirrje gjithë diasporës që pushimet verore edhe këtë vit ti kenë në Shqipëri”, u shpreh ai.
Në anën tjetër, Vasil Bedinaj, pronar i “Regina Group”, falënderoi të gjithë e uroi që të vazhdojmë bashkëpunimin.
“Ne si familje iu falënderojmë nga zemra të gjithëve. Iu urojmë sezonë sa më të mbarë e më të këndshme. Një turizëm Kosovë-Vlorë, Vlorë-Kosovë në të gjitha trojet shqiptare, le të jemi bashkë e ta ndjekim edhe këtë vit bashkë. Vazhdojmë të bashkëpunojmë e të bëjmë më të mirën”, tha Bedinaj.
Vlora iu pret…vetëm me “Sharr Travel“!
Për rezervime, numrat e mëposhtëm:
Tel: + 383 (0) 38 610 015
Tel: + 383 (0) 38 610 016
Tel: + 383 (0) 38 610 017
Mob: + 383 (0) 44 610 015 viber
Mob + 383(0) 44 542 029 viber
Mob + 383(0) 49 344 260