Makina iu bë copa, kjo është gjendja shëndetësore e Brunos pas aksidentit

Bruno Shemsho ka dalë çift nga programi “Për’puthen”.
Sot në një intervistë për “Shqipëria live” tha se ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti që u përfshi këtë mëngjes, shkruan Indeksonline.

“Isha duke përdorur telefonin, e pranoj. Ishte mëngjes herët. Rëndësi ka që jemi mirë, as ata që ishin në makinën tjetër nuk u lënduan. Nuk më hoqën patentën, shpëtova me një gjobë të vogël”, tha ai.
Gjithashtu ai tregoi edhe më shumë për marrëdhënien me Anën dhe zbuloi se sot bëhet një muaj që nga dita kur dolën çift nga “Për’puthen”.
“Jemi shumë mirë” tha ai./Indeksonline/
