75 Mall Live Search
17:47 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Bëri boom me veshjen në Kuvend, “Sasa” bëhet pishman, fshin mesazhin e ndjekëses që e quajti lopë!

Gjatë ditës së sotme, deputetja kosovare, Adriana Matoshi, ka befasuar me paraqitjen në Kuvendin e Kosovës.

Ajo mori shumë kritika nga ndjekësit, të cilët nuk i lanë anash as ofendimet, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës, në Instastory ajo publikoi një mesazh ofendues nga një ndjekëse, e cila kishte eskaluar duke e quajtur edhe lopë.

“Ku je nisur kështu oj lopë, se na bëre hor, beso që turp që je deputete e Lëvizjes Vetëvendoske. Femër budall”, ishte postimi në të cilin ‘Sasa’ e postoi duke e etiketuar personin në fjalë.

Por, pas bujës së madhe, “Sasa” duket se i ka renë pishman duke e fshirë postimin, duke i lenë vetëm ato paraprake./Indeksonline/