75 Mall Live Search
22:51 / E Martë, 19 Prill 2022 / OSH

Pjesëtari i Grupit Kumanova: Që nga dita që jam lerë, kurr nuk jam shitur, kurr nuk jam blerë

Pjesëtari i Grupit Kumanova, Rufki Dogani, ka thënë se rasti “Kumanova” mbetet një enigmë e madhe.

Ai përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ka thënë se “dita që jam lerë, kurr nuk jam shitur, kurr nuk jam blerë”.

Postimi pa ndërhyrje:

Rasti i Kumanoves eshte dhe do te mbetet enigme perderisa ka persona te cilet “e hedhin gurin dhe e shehin doren”, persona te cilet kur eshte dashur kombit Shqiptar jan fshehur mbas fustaneve te grave, persona te cilet edhe mbas gjith kesaj fatkeqesie qe u ndodh luftetareve te Rastit te Kumanoves akoma mundoen te hedhin balte mbi figuren e tyre, qe edhe me shume ua shton dhimbjen atyre dhe familijareve te tyre.

                Eshte shum e lehte qe nga kulltuku i shtepise te japish menime, opinione dhe aludime, te mashtrosh opinionin me lojra fjalesh “me than, te thash”, “isha nuk isha” me burrerore do te ishte te pakten kur deklaron publikisht se ke prova per dicka, te sqarosh opinionin se cfar provash, cilat jan burimet, e kam gjithe te drejten ne bote te kerkoj qe kur permendet emri ime ose “Beteja e Kumanoves” te kerkoj sqarime dhe publikim te asaj qe dikush publikisht ka deklaruar se ka prova, na rast se un do te kasha dieni per ato prova qe permenden ateher dije mire se… as une sdo te isha ketu ku jam, e as ti nuk do te ishe aty ku je,  por per nje gje jam i sigurt se ato persona qe jan te involvuar ne montimin e Rastit te Kumanoves, akoma se kan mbaruar misionin e tyre perderisa sa ne akoma frymojme dhe jemi gjalle, jam koshient se akoma do hedhin balte mbi emrat, luften dhe figuren tone, une Rufki Dogani kur nderrmora kete rruge qe ndodhem edhe sot, nuk llogarita as jeten time, as familjen time e as keqardhjen e dikujt, por pergjegjesi po, edhe ju duhet ta beni kete gje se pergjegjesi ka secili qe mundoet te ule apo hedhi balt mbi emrin e secilit luftetar qe dirgjet ne burgjet e RMV, ne proceset e montuara politike.

                Ne nje intervist te fundit edhe Ali Ahmeti permend Grupin e Kumanoves, dhe kerkon nga ne qe te tregojme per se ne erdhem te luftojm ne Kumanove, por ne rast se edhe ai e din kete fakt (montimin politik) edhe nuk tegon publikisht se cka ai don te thot me kete gje, ose nuk ben asnje veprim politik per zbardhjen e Rastit te Kumanoves ateher une personalisht e llogaris ate si tradhtarin me te madh te kombit Shqiptar.

                Per ne fund dua ta mbyll kete shkrime me disa fjale te heroit te kombit Cerciz Topulli:            “qe nga dita qe jame lere, kurr nuk jam shitur, kurr nuk jam blere”