75 Mall Live Search
23:39 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Premier Liga ka një lider të ri, Liverpooli rrëzon Manchester Cityn

Gjiganti anglez Liverpool po vazhdon formën fantastike në këtë sezon, ku këtë gjë e ka dëshmuar edhe sot me fitore bindëse ndaj Manchester United.

Si vendas në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli e shkatërroi me rezultat të thellë 4:0 Unitedin, ku kjo fitore e “Të Kuqve” tani ka ndryshuar edhe renditjen e tabelës së Premier Ligës.

Në fakt, me tre pikët e reja, skuadra e Jurgen Klopp tani rrëzon Manchester Cityn nga kreu i tabelës, duke u ngjitur në pozitën e parë në kuotën e 76 pikëve.

Liverpooli tani arkëton dy pikë më shumë se vendi i dytë, City, por që ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkaq, tabelën e Premier Ligës e gjeni më poshtë.