75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / A. M.

Aksioni i antidrogës në Mitrovicë, policia jep detaje

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Mitrovicën e Jugut. Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor.

Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policer”, ka thënë ai.

Ndërkohë, mësohet se në këë aksion ka disa të arrestuar. /Indeksonline/