Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Kërcënim i madh, Serbia vazhdon të mbetet satelit i Rusisë

Është duke u mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kosova po përfaqësohet nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ajo ka përmendur gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia, raporton Indeksonline.
Ajo ka thënë se Serbia është kërcënimi më i madh i paqes në rajon, derisa për këtë e kanë mbështetjen e Moskës.
“Të gjitha agjencitë e OKB, respektohen shume e çmohen lartë në Kosovë, kur flasim për unmikun është tregim tjeter, Kosova ka një qeveri, unmiku nuk është një mision paqeruajtës, KFOR e garanton paqen në Kosovë, unë besoj që kjo si e tillë është një pengesë për zhvillimin e tutjeshëm. Kosova si shtet sovran i përmbush detyrimet e veta. 14 vjet pas pavarësisë, republika jonë është realitet i njohur ndërkombëtarisht, vendi jonë mund të llogarisë në shumë shtete, i mbështesin qëllimet tona të jemi anëtarë të natos e BE. Si vendet tjera edhe ne jemi goditur nga pandemia, Kosova ka ndarë resurse për ti ndihmuar qytetarët. Qytetarët kanë besim tek qeveria e shteti jonë, e kjo është sukses i jashtëzakonshëm rritja ekonomike është më shumë se 10 %, kemi shënuar rritje të konsiderueshme, dhe investime të huaja direkte. Kemi një qeveri me besim shumë të plotë. Kjo po shpaguhet në besim të secilit, Kosova ka kapërcyer me 17 pozita në indeksin e transparencës, jemi krenar që kjo qeveri mund të mbështetet te kjo popullatë. Kosova është shembull i demokracisë, do vazhdojmë ta ruajmë ketë vlerë. Vendi ynë ka lindur ka gjenocidi i kryer nga Serbia, Kosova ka rezistuar mjaft gjatë derisa jemi mbrojtur, derisa NATO na shpëtoi. Kosova i mbijetoi sulmit shkatërrues të Serbisë. Populli ynë e ka bërë zgjedhjen e vetë shumë kohë më pare, jemi vend i perëndimit“, tha Gërvalla.
“Serbia vazhdon të mbetet satelit i Rusisë. Rajoni ynë për këtë vazhdon të mbetet jostabil. Serbia duhet të vendos nëse dëshiron të bëhet pjesë e perëndimit apo pjesë e rusisë, një gjë është e sigurt, të ulur në dy karrige në të njëjtën kohë nuk është opsion. Agresioni rus e ka përfunduar atë epokë. Kosova është shtet sovran dhe do qëndrojë për një kohë të gjatë“, tha tutje ajo./Indeksonline/