75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / AR

Gërvalla: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës po vijnë nga territori serb e Vuçiqi po i lejon

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, Donika Gërvalla i ka përmendur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo thotë se sulmet po vijnë nga territori serb e Vuçiqi po i lejon ato.

“Ekipet tona të policisë etnikisht të përziera po sulmohen në kufi me armë, gurë, granata e gjithçka tjetër. Fatmirësisht nuk kemi ende asnjë të lënduar.

Sulmet po vijnë nga territori serb dhe nuk do të ishin të mundura po mos t’i lejonte Vucic. Serbia dhe Rusia vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon. Nëse nuk e mbyllim Kutinë e Pandorës të hapur nga Dodik, Putin e Vucic, Ballkani mund të bëhet përsëri vend i errët”, tha Gërvalla./Indeksonline/