Matt Damon dhe Ben Affleck bashkohen për një film dedikuar Michael Jordan dhe ‘Nike’

Ben Affleck dhe Matt Damon, fituesit e çmimeve “Oscar”, po bashkohen për një film të ri.
Sipas Hollywood Reporter, personazhet kryesore të filmit do të jenë bashkëthemeluesi i Nike, Phil Knight dhe ish ekzekutivi i Nike, Sonny Vaccaro, transmeton Indeksonline.
Nga raportimet e mediave të huaja thuhet se Damon do të luaj Vaccaron dhe Affleck Knight.
Affleck dhe Damon fituan çmimin ‘Oscar’ për skenarin më të mirë për “Good Will Hunting” dhe bashkëpunuan në “The Last Duel” në vitin 2021./Indeksonline/