Kurti: Me qeverisjen e re po thyejmë rekorde një pas një

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, që po mbahet në Prishtinë.
Në fjalën e tij, Kurti tha se Kosova është ndër vendet më të mira për të bërë biznes, raporton Indeksonline.
Tutje, kryeministri Kurti shtoi se Qeveria e tij po thyen rekorde të njëpasnjëshme.
“Kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja pune, zhvillimi ekonomik deri më tani në bazë të Agjencisë Statistikore të Kosovës është 10.53 e GDP-së. Deri në vitin e fundit, vlera e eksporteve ka arritur 2.7 miliardë, rritje prej 80 për qind prej vitit 2020. Vlera e mallrave të eksportuara është rritur me 62% dhe është shoqëruar me një rritje të sasisë së mallrave të eksportuara me 88% krahasuar me vitin 2019, vitin para pandemisë. Pra eksportet janë rritur me 104%. Siç po mund të shihni, me qeverisjen e re përkushtimi për sundim të ligjit, tranparencës edhe efektivitetit, jo vetëm që po zbatojmë parimet demokratike, por edhe po thyejmë rekorde një pas një”, tha Kurti./Indeksonline/