75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 21 Prill 2022 / A. M.

Matoshi lavdëron Gërvallën: E demaskove Serbinë në OKB!

Analisti dhe publicisti, Halil Matoshi ka lavdëruar kryedipomaten kosovare, Donika Gërvalla, pas paraqitjes së saj të shkëlqyeshme në OKB.

Megjithatë, Matoshi ka sugjeruar ministren e jashtme që mos të merret me Rusinë.

Postim i plotë:

Donika Gërvalla 👏👏👏

Paraqitje e mirë (solide) e Ministres së Jashtme Donika Gërvalla në Këshill të Sigurimit të OKB, me demaskimin që i bân Serbisë për vrasjet politike përgjatë shekujve 20 dhe 21, tue e kontekstualizu rastin e atentatit ndaj Isuf Gërvallës (babës së saj) dhe projeksionin për vrasjën e Senatorit zviceran Dick Marty!

P.S.

Mos u merrni me Rusinë.

Ka kush merret me të!

Kosova âsht pa ndikim në këto rrjedha.

Mjafton rreshtimi me Perëndimin dhe dënimi i agresionit.

Investoni në demokraci brenda dhe krijoni Aleanca me shtete me të cilat Kosova i ndanë vlerat e përbashkëta, përjashta.

Silluni në atë mënyrë modeste që krijon empati.

Jo arrogancës dhe të folmes për luftën, me lehtësi të padurueshme!