75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 21 Prill 2022 / k.v

Aksion i policisë në veri kundër narkotikëve

Policia e Kosovës edhe sot është duke vazhduar një aksion kundër narkotikëve në veri të Mitrovicës, raporton IndeksOnline.

Njësia e Antidrogës ka zbarkuar përpara një objekti dhe po bënë kontroll të detajuar.

Kjo njësi po asistohet edhe nga njësitet e stacioneve policore në veri.

Deri më tani nuk ka një konfirmim për numrin e të arrestuarve apo sasinë e konfiskuar të drogës.

Rikujtojmë se këtë javë policia kishte goditur një laborator të drogës në komunës e Zveçanit ku kishte konfiskuar një sasi të madhe të drogës dhe kishte prangosur katër persona./IndeksOnline/