75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

ShBA dhuron edhe 800 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 800 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar popullin ukrainas, i cili gjendet në krizë për shkak të luftës.

Pakon e ndihmës e ka konfirmuar presidenti amerikan, Joe Biden.

Ky është 800 milionëshi i dytë që Shtetet e Bashkuara ndanë për Ukrainën.

Thesari i ShBA-së ka thënë gjithashtu se do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë dollarësh, për të ndihmuar me operacionet e qeverisë si pagat dhe ofrimi i shërbimeve.