75 Mall Live Search
17:28 / E Enjte, 21 Prill 2022 / OSH

Në Prishtinë vendosen flamuj të Letonisë

Në kryeqytetin e Kosovës sot janë vendosur flamuj të shtetit të Letonisë, shkruan IndeksOnline.

Kjo në shenjë respekti për vizitën e presidentit të Letonisë, Eglis Levits, në Kosovë.

Levits do të pritet nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në orën 12:15, në kabinetin e tij.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e kuvendit./IndeksOnline/