75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

Ndërron jetë aktori i njohur!

Aktori i njohur, Robert Morse ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare të mërkurën.

Por, shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur.

Aktori fitues i çmimeve “Tony” dhe “Emmy” la pas një karrierë si në skenë ashtu edhe në ekran, duke punuar vazhdimisht për 6 dekada.

Roli i tij si Bertram Cooper për 74 episode, i dha atij 5 nominime “Emmy” gjatë 8 viteve të transmetimit.

Morse ka fituar edhe një çmim tjetër për aktorin më të mirë “Tony” si Truman Capote në shfaqjen “Tru” të vitit 1990. Nga ana tjetër për po të njëjtin rol ai  nderua me një çmim Emmy për aktorin kryesor në një serial me pak episode.

Homazhet kanë qenë të shumta, duke përfshirë këtu, Larry Karaszewski, zëvendës president në bordin e guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, i cili e quajti Morse “një talent të madh dhe një shpirt të bukur”.

Morse ka lënë pas gruan e tij Elizabeth Roberts dhe 4 fëmijët e tij, Charlie, Robin, Hilary dhe Andrea.