75 Mall Live Search
21:55 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

PDK dorëzon nesër kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të ZRRE-së

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë nesër (e premte), në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kallëzimi do të bëhet për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Vendi: Zyra e Prokurorisë Speciale, Lagja Lakrishte, rruga Ukshin Hoti, Kompleksi Ramiz Sadiku, Prishtinë

Koha: 11:00