Dronët ‘Ghost’ do të dërgohen në Ukrainë

Është zbuluar se dronët ‘Ghost’do të jenë pjesë e paketës më të fundit të armëve që ShBA-ja po dërgon në Ukrainë.
Dronët u zhvilluan nga Forcat Ajrore të ShBA-së dhe e mbajnë këtë emër sepse shkatërrohen pas një përdorimi të vetëm.
Amerika dhe aleatët e saj kanë shtuar dërgesat e armëve në Kiev përpara ofensivës së shpallur të Rusisë në Ukrainën lindore, raporton Sky News.
Është konfirmuar se rreth 120 sisteme ajrore pa pilot do t’i jepeshin Ukrainës si pjesë e paketës së re të ndihmës prej 1.3 miliardë dollarësh.