75 Mall Live Search
08:07 / E Premte, 22 Prill 2022 / OSH

Mbi 220 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

21 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e  fundit në vendin tonë.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 224 mijë e 349.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të reja, nga 879 testime.

Ndryshe, aktualisht në vendin tonë janë 434 raste aktive me COVID-19.