Rrëshqitja e dheut u shkatërron shtëpinë, familja strehohet në kasollen e bagëtive
Përmbytjet kanë shkaktuar në shumë fshtarta edhe rrëshqitje dherash që kanë vënë në rrezik shumë nga banesat.
Kjo ka ndodhur edhe në Grabovë të Poshtme duke lënë në qiell të hapur një familje.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se dherat kanë rënë mbi banesë në pronësi të Neim Hoxhës, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksioni.
Tashmë 6 anëtarët e kësaj familje janë në mëshirë të fatit, ku e vetmja strehë për ta është kasollja e bagëtive.
Ata tashmë po strehohen në këtë vend, ndërkohë që nga shembja e dherave rrezikon dhe një shtyllë elektrike. /albeu.com/