75 Mall Live Search
12:50 / E Premte, 22 Prill 2022 / A. M.

Shtyu dje Alibeajn, Berisha: Kurth banal, Rama nxorri veglën e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ditën e sotme komentoi edhe incidentin e ndodhur dje në parlament ku shtyu nga foltorja Enkelejd Alibeajn. Ish-kryeministri tha se Rama keqpërdori Enkelejd Alibeajn në mënyrën më të pamëshirshme, pasi në rregulloren e parlamentit përcaktohet se e drejta e replikës i takonte Berishës.

“Në një kurth banal, Edi Rama për të më privuar nga e drejta e replikës keqpërdori Alibeajn në mënyrën më të pamëshirshme. Ai  foli dhe lakoi emrin tim me dhjetëra herë. Rregullorja e parlamentit përcakton të drejtën e replikës që ushtrohet menjëherë pas folësit. Në këtë kontekst fjala pas tij për replikë më takonte mua. Çfarë bënë nxorrën me vrap veglën e tyre në një akt të turpshëm të bllokojnë platformën. Kush ndërhyri, Taulant Begoja”-tha Berisha.