75 Mall Live Search
15:37 / E Premte, 22 Prill 2022 / B O

Ky është 21 vjeçari që u gjet pa shenja jete në Novosellë të Pejës

Indeksonline ka raportuar për gjetjen pa shenja jete të një të riu në Novosellë të Pejës. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i riu që u gjet i vdekur është Dush Brahimaj.

Dyshohet se Brahimaj është gjetur në dhomën e tij të fjetjes pa shenja jete nga një prej familjarëve të tij.

Pasi u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Policia ka nisur hetimet dhe po merret me rastin./Indeksonline/