Futbollisti i famshëm, baba për herë të dytë

Futbollisti turk Mesut Özil është në pritje të fëmijës së dytë me gruan e tij, Amine Gülşe.
Çifti, i cili u martua më 7 qershor 2019, mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Eda, më 30 mars 2020. Sipas transmetuesit turk NTV, gruaja e Özil, Gülşe, është tre muajshe shtatzënë.
“Ajo po rritet kaq shpejt, unë dua të përjetoj çdo moment. Ne thamë se do të kishim pesë fëmijë, por Allahu e di më së miri. Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla,” ka thënë Gülşe së fundmi.
Amine ka bërë një pushim nga modelizmi, duke iu përkushtuar vajzës dhe familjes së saj.
Në anën tjetër, Özil u tërhoq nga ekipi kombëtar pas një breshëri sulmesh raciste kundër tij, pas paraqitjes së dobët të Gjermanisë në Kupën e Botës 2018.