Haradinaj pyet Kurtin për skandalin financiar në blerjen e energjisë: Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka shtruar disa pyetje kryeministrit Albin Kurti, lidhur me dështimin e shumë projekteve.
Madje Haradinaj e ka pyetur Kurtin, pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike.
“Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në Vend?
Pse ka dështuar Kosova C?
Pse ka dështuar Kosova e Re?
Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?
Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?
Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?
Pse është refuzuar gazi amerikan?
Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?
Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?
Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.