Arrestohet prishtinasi, sulmoi ish të dashurën

Një i dyshuar është arrestuar pasi ka sulmuar ish të dashurën e tij.
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 16:30.
Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.