75 Mall Live Search
08:56 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / MSH

Kaçanik: Gjendet në rrugë një burrë, ishte pa shenja jete

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Fusha e Pajtimit” në Kaçanik.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet relevante, teksa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore” thuhet në njoftim të policisë.