75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / A. M.

Presidenti i Letonisë pas vizitës në Kosovë: Së bashku me tre liderë frymëzues!

Presidenti i Letonisë, Egils Levits ka publikuar një fotografi në “Tëitter” me krerët e shtetit të Kosovës, kryeparlametnarin Glauk Konjufca, presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

“Së bashku me tre liderët frymëzues të #Kosovës në vizitën e parë të një presidenti të Letonisë në Kosovë. Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët në #Evropë të tërë, të lirë dhe të sigurt”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Ndryshe, Levits gjatë vizitës së djeshme deklaroi se Kosova dhe vendi i tij ka histori të ngjashme dhe se i kuptojnë aspiratat për integrime.

“Letonia dhe Kosova janë miq të afërt dhe ndajmë histori të ngjashme. Ne si shtete demokratike jemi duke mbrojtur demokracinë tonë, pavarësinë tonë. Ne jemi ndër shtetet e para që e njohëm pavarësinë e Kosovës, dhe i kuptojmë aspiratat e Kosovës”, është shprehur ai.

Ai deklaroi se siguria në Evropë duhet të ripërtërihet dhe bazohet në realitetin që na duhet të përballemi me Rusinë agresive.

“Arkitektura e sigurisë së Evropë duhet të ripërtërihet dhe bazohet në realitet, realiteti është që duhet të ballafaqohemi më një Rusi agresive. Vendet duhet t`i vendosin aktivitete e mbrojtjes bazuar në realitetin e kohës”, tha ai.

Ai ka thënë se Kosova i përket Këshillit të Evropës dhe mirëpret anëtarësimin e saj.“Është e domosdoshme që Kosova t’i bashkohet partneritetit për paqe, dhe tani mendoj që është koha e mirë, varet nga NATO. Vendi jonë është duke përkrahur këtë hap. Kosova i përket Këshillit të Evropës sepse është një shtet demokratik që bazohet në sundimin e ligjit dhe në do të mirëpresim anëtarësimin”, u shpreh ai. /Indeksonline/