75 Mall Live Search
13:55 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / MSH

Nënkryetari Zogaj pyet si po funksionon unaza njëkrahore në Prishtinë, qytetarët të kënaqur

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka pyetur qytetarët e Prishtinës se si po iu duket testimi i unazës qendrore, ku veturat gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të qarkullojnë në vetëm një drejtim.

“Kemi nevojë për feedback! Si po ju duket qarkullimi një-kahor? Na dergoni foto” ka shkruar Zogaj në Facebook.

Menjëherë kanë pasuar komentet e banorëve të cilët janë shprehur të kënaqur me këtë testim.

“Pjesa te Katedralja, fantastike për këmbësorë” ka shkruar një komentues.

“Ndalimi i semaforave, dhe sinjalistika më të mëdha, përndryshe projekt madhor po duket” ka komentuar një tjetër banor i kryeqytetit.

Sipas shumicës, projekti do të jetë shumë i mirë, kur të funksionalizohet i tëri.

May be an image of ‎map and ‎text that says '‎Qemali Ismail 24maj Pristina Liburnia Xhamia Madhe Uamuja uapa UÇK UCK Curri wgas Tirana syspeg Eduard Lir Bajram Rexha Ekrem Sheshi Skenderbeu" Prishtine VELLUSHA Beлywa 11-7 Luan Haradinaj Parku etit NEWBORN Garibaldi Hoxha Boletini Mustafe Shaip Kamberi VEL Tirana QENDRA ueHTap 月 25 min km Ambasada eZvicres Agim Ramadani Lordi Bairon Katedralja Nënë Tereza strdigM&Sh St M&Sh" onsulting Eqrem Çabej Western ک linton-it ETER Kruga Gazmo LAGIE Ferat Dragaj Rakovica mend Daci Ro‎'‎‎
Harta e unazës qendrore të Prishtinës, e cila po testohet për qarkullim një-kahor