108 veta u sulmuan nga qentë endacak për tre muaj në Prishtinë

Në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet, 108 persona kanë kërkuar trajtim si pasojë e sulmeve nga qentë endacakë.
Ndërsa Komuna e Prishtinës ende nuk ka vendosë se ku do të bëjë lokacionin për strehimoren e këtyre kafshëve meqë ajo në Siqevë u refuzua nga Ministria e Mjedisit, për çështje procedurale, njofton Klan Kosova.