75 Mall Live Search
19:32 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / OSH

Haradinaj: Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pyetur se përse disa eksponentë të PDK-së janë kundër Fondit të Ushtrisë, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj tha se nuk e kupton hallin e tyre teksa vlerësoi se “ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”.

Postimi:

Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin.

A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kan problemin me Albin Kurtin?!

Nëse është kjo e fundit, ka hapësirë boll për ta sulmuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”!

Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë.