75 Mall Live Search
20:34 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / OSH

Rrugët një-kahëshe në Prishtinë, Tahiri i AAK: Jo mirë, Nënkryetari: Faleminderit

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahore për automjetet, ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët e kryeqytetit, për arsye se eksperimenti ka shkaktuar rrëmuja të mëdha.

Me fillimin e eksperimentit, i cili si duket ka prishur një ditë fundjave të prishtinasve, nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj ka kërkuar nga qytetarët dhe miqtë e tij në Facebook që të japin komentet e tyre për testin që po kryhet sot dhe që do të vazhdojë edhe nesër.

“Kemi nevojë për Feedback! Si po ju duket qarkullimi një-kahor? Na dërgoni foto”, ka shkruar Zogaj.

Një prej komenteve të shumta që i shkoi Zogajt, ishte edhe ai i shefit të GP të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se ky eksperiment duhet anuluar dhe të analizohet më mirë mobiliteti urban.

“Alban, jo mirë! Unë sot në mengjes destinacionin e parë e pata Taslixhe, mu dash te Sllovenia Sporti me u ngjit lartë se rruga Agim Ramadani ishte e bllokuar. Mendimi im është me anulu dhe me e analizu mirë Mobilitetin Urban”, ka shkruar Tahiri në hapësirën e komenteve.

Një përgjigje e shkurtër, ka pasuar nga Zogaj i cili e ka falënderuar Tahirin dhe ka dhënë një sqarim që ky është vetëm një test.

“Besnik Tahiri faleminderit … test e kemi! Do ta analizojmë mirë!”, ka qenë përgjigja e tij.

Fotografia e publikuar nga nënkryetari Zogaj