Përparim Rama me ekspertët në orët e vona, analizon testin e trafikut sot në Prishtinë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/04/278943937_1057864358438969_6898803621742474776_n.jpg)
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të shtunën dhe të dielën të bëj testimin e shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Kësisoj, sot shtatë rrugë kanë funksionuar si rrugë njëkahëshe.
Në përfundim të ditës së shtunë, kryetari i komunës, Përparim Rama është bërë bashkë me ekspertët për të analizuar testin e komunikacionit të sotëm në kryeqytet.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/04/278129553_1525897264471438_2766516006640468926_n.jpg)
Në një fotografi ai shihet edhe me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj në orët e vona për të diskutuar për Task Forcën e Komunikacionit.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/04/Prishtina-unaza-njekahore-vetura.jpg)
Ndryshe, testimi i rrugëve njëkahore në qendër të kryqytetit nuk u mirëpritën nga opozita por zyrtarët komunalë sot vlerësuan se kjo është ajo çka i duhet Prishtinës./IndeksOnline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/04/278943937_1057864358438969_6898803621742474776_n-1.jpg)