75 Mall Live Search
15:39 / E Diele, 24 Prill 2022 / LB

Komuna e Prishtinës jep një lajm për testimin e Unazës njëkahëshe

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.

Në një postim në Facebook, komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për durimin dhe ndihmën gjatë këtyre dy ditëve testuese.

“Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.

Ju falënderojmë për durimin dhe ndihmën e juaj gjatë këtyre dy ditëve testuese.

Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm!