75 Mall Live Search
15:44 / E Diele, 24 Prill 2022 / LB

Pamje nga aksidenti i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident i rëndë në mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prishtinë Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga ky aksident mjaft i rëndë ku një veture shihet të jetë e rrokullisur.

Sipas informatave në aksident janë lënduar disa persona, të cilët janë parë të shtrirë në rrugë. Aty më vonë kanë dal edhe policia dhe autoambulanca.

Ndërkohë, janë shkaktuar edhe kolona të gjata.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për këtë aksident.