Prishtina dhe Drenica ndajnë pikët

Prishtina dhe Drenica i kanë ndarë pikët nga ballafaqimi ndërmjet tyre të dielën në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1-1 dhe të dy golat u realizuan në pjesën e parë të takimit.
Kryeqytetasit kaluan në avantazh në minutën e 37’ me golin e realizuar nga Kryeziu, por Drenica barazoi në fund të pjesës së parë me golin e Meziut.
Prishtina është e pesta me 39 pikë, kurse Drenica e shtata me 36 pikë.