75 Mall Live Search
16:57 / E Diele, 24 Prill 2022 / C E

Dramë në fund të ndeshjes, Chelsea merr tri pikë

Chelsea ka nxjerrë tri pikë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes ndaj West Hamit.

Blutë kanë fituar me rezultat minimal 1-0, duke shënuar në minutën e fundit të ndeshjes.

Pjesa më interesante e ndeshjes ishte pesë minutat e fundit, shkruan Indeksonline.

Dawson shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Nga pika e bardhë nuk u tregua i sakt Jorginho që humbi penalltinë.

Por fitoren Chelseas ia siguroi Pulisic në minutën e 90-të të ndeshjes pas një asistimi të Alonsos.

Me këtë fitore, Chelsea mbetet në vendin e tretë në tabelë me 65 pikë, pesë më shumë se Arsenali. /IndeksOnline/